Në një nga takimet e fundit ministri turk i arsimit Omer Dinçer, kërkoi nga kolegu i tij nga Kosova Ramë Buja për të bërë ndryshime në tekstet e historisë së Kosovës. Dinçer tha se mënyra e portretizimit të Turqisë
në këto tekste është ofenduese dhe ato duhet të ndryshohen. Buja ka rënë dakord për formimin e një komisioni të posaçëm që do të bëjë ndryshimet të cilat do të zbatohen.
Lajm i nxehtë në Kosovë
Për të ndihmuar lexuesit dhe për të shmangur konfuzionin, të sqarojmë: populli vendas i Kosovës janë Shqiptarët, të cilët ndajnë po të njëjtën histori me Shqipërinë. Por, nga këtu në këtë artikull, unë do t’iu referohem kosovarëve me Shqiptarë të Kosovës, si pjesë disi e veçantë e kombit Shqiptar në përgjithësi që jetojnë në këtë rajon.
Tekstet dhe sundimi Osman
Të gjitha tekstet shkollore ia kushtojnë një pjesë të madhe të historisë 523 viteve nën osmanlinjët, por ata shpesh i referohen si “sundimi Turk”.
Nga ana Turke dhe Myslimane përhapja e sundimit osman ishte një balancim në mes përhapjes së drejtësisë, barazisë dhe fesë Islame. Disa historianë shqiptarë priren për të sugjeruar se Turqia kishte pushtuar tokat Shqiptare, kishte masakruar popullin, i kishte privuar ata nga prosperiteti si dhe ua kishte vjedhur pasurinë e vendasve.
Mund të jetë e vërtetë se Turqia kishte zhvilluar shumë beteja në Ballkan dhe fitoi. Perandoria Osmane ishte mbrojtur me sakrifica të shumta. Çdo rebelim ishte shtypur nga shteti, dhe gjëra të tilla ndodhin edhe sot. Mos harroni se çfarë bëri shteti serb në Kosovë kundër kryengritjeve, se çfarë bëri Gadafi në Libi, apo Asadi në Siri, rusët në Çeçeni apo Britania në Irlandën Veriore. Natyrisht këto janë mjetë që shtetet përdorin për të shtypur kryengritjet kudo. Shteti osman nuk dallonte në këtë aspekt.
Ajo që historianët shqiptarë shpesh nuk vërejnë është se si Osmanlinjtë e shpëtuan kombin shqiptar. Tokat shqiptare dhe njerëzit nën Osmanlinjtë ishin të mbrojtur nga mbretëritë sllave që i rrethonin. Shqiptarët kishin gjuhën e tyre jo sllave dhe me pranimin e fesë Islame në mënyrë vullnetare dhe në masë, ata vulosin fatin e tyre të mirë si komb.
Edhe shekuj më vonë gjatë pushtimeve të pamëshirshme Serbe, Bullgare, Maqedone dhe Malazeze, kurrë nuk kishte rrezik që shqiptarët të humbasin identitetin e tyre. Kjo sepse Shqiptarët kishte rrënjë të thella në fenë jo sllave, kulturën dhe gjuhën, e cila ishte e garantuar nën Osmanlinjtë dhe Islamin. Nëse në anën tjetër ata do të qëndronin të Krishterë, unë mendoj se shqiptarët do të ishin më “pak” shqiptarë sot.
Nën Osmanlinjtë
Nën sundimin Otoman Shqiptarët kishin përparuar jashtëzakonisht shumë. Shqiptarët mbanin poste të larta në administratën Osmane, ishin Begë, Pashallarë, dijetarë, arkitektë, vezirë të mëdhenj ... Shqiptarët ishin të lirë të punojnë, të fitojnë diturinë, si dhe të mbanin poste të rëndësishme përgjatë Perandorisë Osmane, nga Egjipti ( Mehmet Ali Pasha, që njihet edhe si themeluesi i Egjiptit modern) e deri në Ballkan. E tërë kjo gjersa gjuha e tyre njihej si gjuhë zyrtarë nga Gjykata mbretërore Osmane. Nën osmanlinjtë Shqiptarët ishin të lirë të udhëtonin si dhe të vendosën në të gjithë rajonin pa frikën e persekutimit apo vrasjes.
Shembulli më i mirë i asaj që ndodhi me shqiptarët pas tërheqjes Osmane u dha nga askush tjetër pos nga ultranacionalisti serb Vasa Çubriloviç në librin “Emigrimi i Shqiptarëve: Rrënjët e Agresionit Serbomadh.”
Në faqën 117 ai shkruan:
...me rezolutat e Kongresit të Berlinit në vitin 1878, Serbia u bë e pavarur dhe territori i saj u shtri në jug. Kështu në kuadër të saj pastaj hyri Nishi, Piroti, Leskovci dhe Prokuplja. Të gjithë shqiptarët mysliman e këtij rajoni u vendosën në territorin e mëposhtëm të njohur sot si Kosovë.
Ose çfarë thotë Dr. Xhastin Mek Karthi në librin e tij “Vdekja dhe Ekzili: Spastrimi Etnik i Myslimanëve Osmanli” ku ofrohen numra të detajizuar të këtyre spastrimeve etnike të shqiptarëve dhe të tjerëve të cilat u bënë të mundshme vetëm pas tërheqjes Otomane nga Ballkani.
Pyetja ime për shqiptarët atëherë do të ishte: pa Osmanlinjtë( apo siç ju referohemi sot “Turqit”), a do të kishin arritur të mbijetonin shqiptarët në mes të këtyre fqinjëve vulgarë? Siç tregon historia ( eksodet masive të Shqiptarëve të viteve 1912-1941 dhe ai i vitit 1999) Serbët kanë planifikuar një politikë më “miqësore” ndaj shqiptarëve për të cilën e dimë shumë mirë si u përpoqën të zbatojnë.
Identiteti i tanishëm dhe historia
Ti kthehemi pyetjes së si shkruhet historia. Kjo është diçka që do diskutim të madh. Ku do të ndalet ky tren? A ishte Turqia shpëtimtare apo shkatërrimtare? A do të kuptojnë fëmijët se heroi i tyre kombëtar Skënderbeu ishte në të vërtetë gjysmë serb.? Nëna e tij Vojisllava ishte ortodokse krishtere serbe.
Si do të ndjehen Shqiptarët kur ta kuptojnë se në të vërtetë se heroi i tyre kombëtar ishte një nga luftëtarët më ta ashpër kundër fesë së tyre kombëtare, Islami? A ishin të detyruar shqiptarët të hynin në Islam, siç thuhet nga disa dijetarë? Si do të shpjegojnë ata se pse Sllavët dhe Grekët kanë mbetur të krishterë? A do të ju mësohet Shqiptarëve se shqiponja e tyre dykrerëshe është e huazuar nga Perandoria Bizantine, dhe se po të njëjtën stil të shqiponjës tani mban edhe flamuri Serb? A do të konsiderohet Hamza Kastrioti ende tradhtar për shkak të besnikërisë së tij ndaj Islamit, dhe kundërshtimin e tij ndaj Skënderbeut?
Drejtimi në të cilin po shpiejnë tekstet e tanishme historike në Kosovë gjithashtu janë të detyruara të përgjigjen në të gjitha këto pyetje, dhe të konsiderohet me kujdes identiteti dhe uniteti kombëtar Kosovar dhe Shqiptar. Dhe kjo nuk është për shkak se këtë e sugjeron Turqia, por për shkak se këto libra shkaktojnë konfuzion i cili do të minonte ndjenjat e unitetit kombëtar për brezat që vijnë.
Perandoria Osmane e bëri Shqipërinë pjesë përbërëse të tërë territorit të saj duke përfshirë tokën dhe njerëzit e saj-ndërsa Serbia e bëri të kundërtën, pasi ajo donte të zhdukte të gjitha elementet e identitetit Shqiptar, nga gjuha, zakonet e deri te feja.

Nuk ka komente:
Posto një koment